Ftesë –
Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, në bashkëpunim me Shoqatën “Parandalo”, organizon tryezë diskutimi me temën:
“Gratë dhe dhuna në familje dhe shoqëri”
Qëllimi i kësaj tryeze është të trajtojë sfidat me të cilat përballen gratë në kontekstin e dhunës në familje dhe në shoqëri, si dhe të nxisë një dialog të strukturuar mbi mekanizmat e mbështetjes, rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror dhe rolin e institucioneve në parandalimin dhe trajtimin efektiv të kësaj dukurie.
Në panel do të kontribuojnë eksperte dhe aktiviste të njohura të fushës:
Dr. Feride Rushiti / Kosovë
Shyhrete Tahiri / Kosovë
Dr. Xhida Lumi / CH
Dr. Luljeta Shaqiri Emini / CH
Ngjarja do të përmbyllet me një performancë muzikore nga kori “Lyra”.
Ftojmë përfaqësuesit e mediave, institucionet, organizatat dhe të gjithë/a të interesuarit/at të marrin pjesë dhe të përcjellin këtë aktivitet me rëndësi të veçantë shoqërore.
Data: Me 8 mars 2026 nga ora 15.00
Vendi:
GZ Oerlikon
Gubelstrasse 10
8050 Zürich
Për informacione shtesë dhe konfirmim pjesëmarrjeje, ju lutemi na kontaktoni:
📞 076 419 11 10
embassy.switzerland@rks-gov.net




