Më 12 dhjetor 2025, në Oerlikon, nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Parandalo”, u shënua Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, me synimin për të theksuar rëndësinë e respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.
Të pranishëm të nderuar
Manifestimi u nderua me praninë e personaliteteve dhe përfaqësuesve institucionalë e shoqërorë, ndër ta:
- Z. Islam Alijaj, deputet i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane
- Znj. Valdete Hoti, kryetare e Shoqatës Parandalo
- Z. Orhan Spahiu, kryetar i Organizatës Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
- Z. Ekrem Hasani, donator i ashensorit për personat me aftësi të kufizuara në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih
Program kulturor dhe moderim profesional
Programi u pasurua me interpretime muzikore nga znj. Flutura Bytyqi, të cilat i dhanë manifestimit një dimension të veçantë artistik dhe emocional.
Aktiviteti u moderua nga Dan Morina (Da Mo).
Platformë dialogu dhe ndërgjegjësimi
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve, shoqatave, ansambleve kulturore, mediave, si dhe artistë, shkrimtarë, mjekë, shkencëtarë, ndërmarrës dhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare.
Manifestimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim mendimesh, dialog dhe ndërgjegjësim, duke vënë në fokus vlerat e barazisë, dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe solidaritetit.
Në përmbyllje, aktiviteti theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët shoqëror dhe institucional për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen pa asnjë formë diskriminimi.
📸 Foto: Daut Luboja & Granit Merseli




